BallinaKronike“Djali më ofendoi dhe e qëllova” / Autori i vrasjes së 8-vjeçarit...

“Djali më ofendoi dhe e qëllova” / Autori i vrasjes së 8-vjeçarit rrëfen si e kreu krimin monstruoz (Dëshmia)

Zbardhet një tjetër dëshmi e Klodian Çalamanit, autorit të krimit monstruoz në fshatin Grecalli të Fierit, ku 38-vjeçari vrau dhe groposi në oborrin e shtëpisë së tij një fëmijë 8-vjeçar.

“News 24“ raporton se autori i krimit makabër ka deklaruar para policisë se: “Djali më ofendoi dhe e qëllova“.

Më herët në dëshminë paraprake Klodian Çalamani tha se djalin e kishte marrë në shtëpi dhe më pas e kishte groposur në oborr.

Kamerat e sigurisë në vendngjarje kanë filmuar të miturin duke bërë xhiro me biçikletë gjatë ditës së sotme, ndërsa më pas 8-vjeçari ishte parë të hynte drejt shtëpisë së autorit.

Pasi efektivët kontrolluan të gjithë shtëpinë ku jetonte i vetëm Klodian Çalamani, pikasën një gropë të madhe me dhe.

Policët nisën gërmimet dhe zbuluan trupin e pajetë të 8-vjeçarit që dyshohet të jetë goditur me sende të forta në kokë, si kazmë apo lopatë.

Po ashtu mësohet se pas ngjarjes horror, autori ka dalë në rrugë duke pyetur familjarët të viktimës nëse e kishin gjetur djalin, për të humbur gjurmët.

Klodian Çalamani njihej në zonë si një person që abuzonte me alkoolin, dhe 15 vite më parë kishte bashkëpunuar në pengmarrjen dhe dhunimin brutal të një vajze 16-vjeçare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular