ë paktën pesë persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën pasi një automjet u fut në turmën e një parade në SHBA.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se makinë e kuqe SUV ka kaluar mes paradës së krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.
Shefi i policisë Dan Thompson tha se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë.
“Në këtë moment, mund të konfirmojmë se 5 persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë plagosur”, deklaroi qeveria lokale në faqet e saj në rrjetet sociale.
“Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë ndërsa mbledhim informacione shtesë”, thuhet në deklaratë.
Një pjesë e madhe e Rrugës kryesore mbetet e mbyllur ndërkohë që hetimet vijojnë.