Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bullgari ku kanë ndërruar jetë 46 persona nag Maqedonia e Veriut.
Nga ky aksident tragjik kanë arritur të mbijetojnë 7 persona, të cilët sipas mediave ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë shtruar në spitalin Porogov në kryeqytetin bullgar.
Ka qenë doktoresha e spitalit Marja Argirova e cila ka treguar për mediat se pasagjerja 17-vjeçare dhe pesë pacientë të tjerë janë shtruar në repartin e djegieve, kurse pacienti i shtatë është dërguar në repartin e traumës.
Bëjmë me dije se aksidenti ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sofje-Bollgoevgrad. Pasagjerët ishin turistë që po ktheheshin nga një vizitë turistike në Turqi.