BallinaAktualitetAksidenti tragjik në Bullgari, si paraqitet gjendja shëndetësore e 7 të mbijetuarve

Aksidenti tragjik në Bullgari, si paraqitet gjendja shëndetësore e 7 të mbijetuarve

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bullgari ku kanë ndërruar jetë 46 persona nag Maqedonia e Veriut.

Nga ky aksident tragjik kanë arritur të mbijetojnë 7 persona, të cilët sipas mediave ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë shtruar në spitalin Porogov në kryeqytetin bullgar.

Ka qenë doktoresha e spitalit Marja Argirova e cila ka treguar për mediat se pasagjerja 17-vjeçare dhe pesë pacientë të tjerë janë shtruar në repartin e djegieve, kurse pacienti i shtatë është dërguar në repartin e traumës.

Bëjmë me dije se aksidenti ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sofje-Bollgoevgrad. Pasagjerët ishin turistë që po ktheheshin nga një vizitë turistike në Turqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular