Personi që shihni në foto është Memedi Kadi, 54-vjeçari i cili ishte në timon momentin kur ndodhi aksidenti i rëndë në Bullgari.
Në autobus ishin dy shoferë të cilët ndërroheshin me njëri-tjetrin gjatë udhëtimit nga Maqedonia e Veriut në Turqi.
Bëhet me dije nga dyshimet e para se shkak i aksidentit ka qenë një shkëndijë elektrike në automjet por edhe përgjumja e shoferit. Aksidenti ndodhi pak pasi autobusi ishte furnizuar me karburant.
Megjitatë pritet versioni përfundimtar i autoriteteve për shkakun e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona dhe 7 të tjerë janë plagosur dhe gjenden në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.