Në Indi për disa rajone është paralajmëruar për stuhi tropikale, ndërsa janë mbyllur shkollat dhe janë anuluar linjat e trenave
Departamenti Meteorologjik Indian (IDM) theksoi se stuhia e fuqishme do të fillojë ndikimin e saj në rajonin Andhra Pradesh. Autoritetet publikuan paralajmërimin e stuhisë në disa rajone dhe njoftuan ndërprerjen e mësimit dhe anulimin e linjave të trenave.
Ndërkohë, njoftohet se ekipet e kërkim-shpëtimit janë vendosur në gatishmëri në zonat bregdetare.
Shkencëtarët kanë tërhequr vëmendjen se erërat e forta kanë filluar të vërehen shpesh në vend dhe se kjo ndodh për shkak të ndryshimit të klimës.