Në kohën kur palët politike janë të ndara për mbajtjen e zgjedhjeve lokale me 30 qershor, Ministria e Brendshme ka shkuar një hap më tej duke bërë tashmë publike listën e emrave të qytetarëve, të cilët kanë të drejtë vote në të gjithë Shqipërinë.
Sipas Ministrisë së Brendshme, nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë, ndër ta, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.