Ish-deputetja e PD-së Dhurata Cupi. deklaroi në një intervistë për Fax News se “Protesta e sotme pritet të ketë një masivitet të jashtëzakonshëm.”.
Znj. Çupi ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e protestës. Si dhe i ka bërë thirrje policisë të mos pengojë protestuesit.
Ajo shtoi se presioni i kryeministrit është i pa pranueshëm . Ai ka dhunuar shqiptarët dhe tani po dhunon dhe opozitës.
“Protesta e sotme pritet të ketë një masivitet të jashtëzakonshëm.
Ne sot jemi në një ngërc dhe vendi kërkon në mënyrë imediate zgjidhje.
Prania e mijërave qytetarëve nga jugu në very është domethënëse, të gjithë këta janë qytetarë pa ekonomi pa shkpressë pa investime.
Gjej rastin të ftoj qytetarët të bëhen pjesë e protestës. I bëjë thirrje policisë të mos pengojë protestuesit. Policia i ka shoqëruar në komisariat disa të rinjë në Dibër apo dhe Bulqizë. Për këtë kam marrë mesazhe të shumta.“
E pyetur nga gazetarja e FaxNeës për katër letrat publike të kryeministrit Rama, Cupi u shpreh:
“Përtej pjesës qesharake që po bëhet meme , unë si politikane vë re që fillon me Ju apo Kryetar dhe pastaj i kthehet shantazheve. Presioni i kryeministrit është i pa pranueshëm . Ai ka dhunuar shqiptarët dhe tani po dhunon dhe opozitës. Shqiptarët nuk presin letrat fallco të kryeministrit .
Ne nuk kemi asnjë lloj kompleksi të dialogojmë me Ramën si kryetar partie, por kemi kompleks të flasim me të si kryeministër. Ky kryeministër ka përdorur gjithë pushtetin e tij për të vjedhur votot. Ai është një pushtet jo legjitim, ndaj të largohet nga detyra. Fajin për këtë situate duhet ta mabajë kryeministri.
Ajo ka vijuar më tej duke u shprehur:
Sot kemi një shtet dhe një pushtet në duart e Ramës. Rama të jap dorëheqjen dhe të shtyjë datën e zgjëedhjeve.Vendi jonë ka shpëtuar njëherë e mirë nga diktatura.
Ndërkohë e pyetur nëse PD u ka thënë protestuesve të mos ushtrojnë dhunë ditën e sotme ajo është shprehur:
Protestat nuk kanë qënë të dhunshme dhe asnjëherë nuk i kemi nxitur të dhunojmë protestuesit tanë. Nuk mund të gjejm një polic të plagosur, nga ndonjë qytetar. Mos harrojmë që gazit helmues ka qënë I hedhur në sasi të madhe. Nuk ka patur asnjë konsekuencë dhunë ndajë policëve, përkundrazi kemi parë qytetar të dhunuar.
Nuk quhet dhunë vetëm 1 gur i hedhur.
E pyetur se çfarë është duke rrezikuar vendin nga protesta të tila ish-deputetja tha:
Është detyra e cdo individi që ne të sjellim normalitetin në këtë vend. Ata shpesh përdorin fjalën nuk e luan as topin për çfarë topi e kanë fjalën ata. Po o nxisin vetë njerëzit për dhunë.
Ne nuk mund ta shesim vendin tonë si një fasadë. Detyrat e BE kanë qënë për këtë qeverisje, dhe ata nuk kanë plotësuar asnjë prej yre. Për të mos thënë më pas që janë dhe qesharak që gënjejnë pë hapjen e negociatave. Nuk ka zgjedhje, ka vetëm votime. Unë i bëjë thirrje kryeministrit të tërheq kandidatët dhe të largohet nga vendi.
Ish-deputetja e ka mbyllur fjalën e saj duke u treguar ndryshimin e kësaj proteste nga ata të mëherëshmet.
“Rritja e numrit të protestuesve është një thirrje shumë e madhe. Sa i përket zhvillimit të turizmit, imazhin e vendit tonë nuk e prishin protestat por ky kryeministër denoncojnë aferat korruptive, gazi helmues i ministrit të brendëshmë. Në momentin kur opozita nuk i bënë thirrje për dhunë, ky është një prejson i jashtë zakonshëm.”