Fevziu sulmon Bashën, i drejtohet Sali Berishës: Basha ose di diçka, ose është çmendur që ju bën përgjegjës…

3
2673

Sali Berisha i ka kthyer përgjigje deklaratës së Lulzim Bashës, i cili një ditë më parë tha se Berisha “nuk ka lënë kryetar partie pa i thyer dhëmbët”. Berisha u shpreh se një person që bën një deklaratë të tillë, pështyn mbi veten.

Gazetari Blendi Fevziu ndërkohë shprehet se Basha, duke u nisur nga akuzat ndaj Berishës për 21 janarin, ose di diçka që nuk është bërë publike, ose është çmendur.

Blendi Fevziu: Lulzim Basha ka thënë dje që nuk keni lënë kryetar partie pa i thyer dhëmbët. Po kështu ka thënë, me përjashtim të Bashës, kuptohet.

Sali Berisha: Një deklaratë të tillë të turpshme nuk e bënte dot as i ndjeri që ti e di se kush është se nuk më shkon të përmend një njeri që nuk është më. As Namik Hoti nuk e bënte një gjë të tillë. Një njeri që bën një deklaratë të tillë pështyn mbi veten e tij.

Sa i përket deklaratave të Bashës një ditë më parë edhe për 21 Janarin, Berisha tha se ai është bërë 1 me Edi Ramën për versionin e ngjarjes.

Blendi Fevziu: Basha deklaroi që nuk ju ktheu përgjigje në seli siç i kthyet ju përgjigje Tom Doshit më 21 Janar, që do të thotë, nuk vrau njerëz. Di ndonjë gjë zoti Basha për 21 Janarin që nuk e dimë ne?

Sali Berisha: Zoti Basha është bërë 1 me zotin Rama në versionin e 21 Janarit.

Blendi Fevziu: Di ndonjë gjë zoti Basha që e dini vetëm ju dhe zoti Basha?

Sali Berisha: Ka një përcaktim të kryetares së OSBE atë kohë që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare. Ka një fakt tjetër. Sali Berisha ka qendruar jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermande dhe është kthyer në zyrën e tij dhe nuk ka lëvizur nga zyra asnjë moment.

Ka një fakt tjetër që zyra është gjuajtur me plumba dhe gurë, ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha, unë nuk e di.

Blendi Fevziu: Ka qenë Ministër i Brendshëm dhe kur ai ju akuzon ju lë të kuptohet që ju keni përgjegjësi për vrasjen. Ai o di diçka o është çmendur, një nga të dyja është.

Sali Berisha: Ministri i Brendshëm është bërë tani skllav i Edi Ramës dhe tregon narrativen e tij.

Blendi Fevziu: Ka ndonjë gjë që ne nuk e dimë për 21 Janarin?

Sali Berisha: Për 21 Janarin gjithçka kam ditur unë, e kam thënë, e them dhe nuk kam asgjë.

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 93484 additional Information on that Topic: startnews.news/2021/12/17/fevziu-sulmon-bashen-i-drejtohet-sali-berishes-basha-ose-di-dicka-ose-eshte-cmendur-qe-ju-ben-pergjegjes/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: startnews.news/2021/12/17/fevziu-sulmon-bashen-i-drejtohet-sali-berishes-basha-ose-di-dicka-ose-eshte-cmendur-qe-ju-ben-pergjegjes/ […]

Comments are closed.