Një tjetër skandal është publikuar ditën e sotme në media, ku tashmë janë bërë publike pagat e 637.138 tatim-paguesve shqiptarë.
Në listën që disponon “Panorama” janë edhe pagat e krerëve të politikës shqiptare, që nga kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, apo kryedemokrati Lulzim Basha.
Me pagën më të lartë rezulton të jetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili merr 257 000 mijë lekë, i ndjekur nga kryeministri Edi Rama me një pagë mujore prej 228 730 lekë.
Databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën përkatëse u be publik qe diten e djeshme
Në listë janë qytetarë të punësuar jo vetëm në sektorin publik por edhe atë privat, të shoqëruar me kartat e tyre të identitetit.