BallinaKryesoreE BUJSHME! Interi shitet te sheikët e Njukasëll, Suning i ka vendosur...

E BUJSHME! Interi shitet te sheikët e Njukasëll, Suning i ka vendosur çmimin. Eksperti: Do bëhet klubi më i pasur në botë

Interi kalon nga pronarët kinezë te ata sauditë të cilët kanë në zotërim tashmë edhe Njukasëllin në Angli. Lajmi i bujshëm vjen nga International Business Times, i cili ka bërë të ditur se në ditët në vijim palët do të nënshkruajnë kontratat për të bërë të mundur kalimin e klubit te sheikët për një kthesë të papritur ngjarjesh.

I njëjti burim ka bërë të ditur se Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) është i interesuar që të zgjerojë sa më shumë hartën e pronësive të klubeve në Europë, pasi kërkon të bëhet protagonist kryesor në skenën futbollistike në kontinent. Interi është një markë shumë e njohur dhe i njëjti burim sqaron se Suning tashmë ka akord për shifrën për të cilën do të shesë klubin.

Bëhet e ditur se për Interin, fondi PIF do të shpenzojë 1 miliard euro. Interi vazhdon të humbasë rreth 15 milionë euro në muaj për shkak të problemeve post-COVID dhe për këtë arsye ka nevojë për investitorë, pasi Suning nuk përballon më dot humbjet e mëdha që po gjeneron klubi

Sipas Andrea Zanon, ekspert finance i cili punon në Lindjen e Mesme dhe ka bashkëpunuar me qeveri të ndryshme atje, Interi do të bëhet superfuqi e futbollit. “Sapo blerja të bëhet publike, Interi do të bëhet skuadra më e fortë në botë. Përveç kësaj, nëpërmjet partneriteteve që mund të krijohen, Italia mund të rifitojë prestigjin futbollistik që ka humbur në vitet e fundit”, tha ai. PANORAMASPORT.AL

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular