BallinaKryesore"Duhet vetingu në politikë". Basha: Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, mbajnë...

“Duhet vetingu në politikë”. Basha: Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, mbajnë peng Shqipërinë

spot_img
spot_img

“Duhet vetingu në politikë”. Basha: Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, mbajnë peng Shqipërinë.

Shqipëria ka nevojë në radhë të parë për një demokraci funksionale, që do të thotë që vendi ka nevojë për një Kushtetutë reale, jo për një copë letre që e përdorin sunduesit për të përjetësuar sundimin e tyre politik apo për të mbrojtur pasuritë korruptive që kanë vënë dinosaurët e tranzicionit. Pra ndryshime të thella kushtetuese, të cilat balancojnë pushtetet, që japin mundësi qytetarëve të kenë akses në institucion, që institucionet t’i përkasin qytetarëve, jo kastës politike. Mos të mbajnë radhë me fjalë të tjera para selive të partive kur janë në hall, për të marrë nje vend pune, për të hequr një gjobë apo për të pasur mundësinë për të pasur një jetë normale në vendin e tyre. Ndryshime të thella kushtetuese dhe ligjore ku përfshihet reforma e thellë në sistemin zgjedhor, reforma territoriale, ku përfshihet roli i parlamentit, si natyrisht funksionimi i sistemit të drejtësisë, i cili akoma është në koma, pavarësisht ka dhënë disa shenja, është në koma sepse pandëshkueshmëria është një nga arsyet kryesore pse ndodhemi këtu ku ndodhemi. Sepse pushtetarët që i kanë rënë në qaf këtij populli, që janë në hak me këtë popull prej 30 vitesh, vazhdojnë t’i gëzojnë pasuritë e tyre, t’i trashëgojnë ato.vazhdojnë ta zgjedrojnë pushtetin e tyre, ndërkoh që shqiptarët varfërohen, dëshpërohen dhe largohen nga vendi i tyre.Duke qenë që reforma në drejtësi po bën hapa shumë të vegjël përpara, është  e domosdoshmeqë të futemi në instrumenta të tjerë për ta pastruar politikën. Si dhe për të ndarë shapin nga sheqeri. Siç kemi treguar ne me gisht, por dhe me fakte dhe me prova korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe atij vet, apo siç kemi treguar se Trkëndëshi i Bermudës do me çdo kusht ta mbajë shqipërinë kështu siç është në kushtet e tranzicionit të tejzgjatur, ashtu dhe ata na akuzojnë ne, siç e thatë dhe ju. Po kush e ndan shapi nga sheqeri? Kush tregon se kush mban peng kë? Unë e them sot fare hapur para shqiptarëve: Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, mbajnë peng Shqipërinë. E them sepse e di që këtë e besojnë pjesa dërrmuese e shqiptarëve, demokratë, socialistm anëtarë të LSI-së dhe të gjithë partive të tjera, e ndajnë për interesat e tyre. Sigurisht ata janë të lidhur me interesa të fuqishme të politike, financiare, ekonomike, siç e thatë dhe ju. Po kjo është fjala ime ndaj fjalës së tyre, që populli që shqiptarët ta kuptojnë se kush ka të drejtë, le të bëjmë vettingun e politikanëve. Çdo politikan, nga i pari tek i fundit, pasuria e çdo politikani, e çdo familjari, e rrethit familjar, e ortakëve të deklaruar apo të padeklaruar, të kalojë në sitën e vettingut të politikanëve. Dikur e mbështesnin, ca bënin sikur e mbështesinin, ca e mbështesinin. Tani ajo që bashkon trekëndëshin e Bermudës, janë që të tre kundër vettingut të politikanëve. Kjo nuk është thjesht një sfidë, është një kërkesë e shoqërisë: dilni dhe vendosni kamerat dhe pyesni njerëzit, e doni apo nuk e doni vettingun e politikanëve. Bën vettingun e noterëve, bën vettingun e policëve, vetëm vettingun e marangozëve s’ka bërë akoma, s’pranojnë vetëm vettingun e politikanëve. Politikanë, krytearëve bashkive, deputetëve, kabinetit qeveritar, kryetarëve të institucioneve kryesore kushtetuese dhe siç e thash ta fillojmë meqë, në qoftë se kujtojnë se e paskam si instrument politik, ta fillojnë me kryetarin e opozitës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular