BallinaAktualitetDhuna gjatë protestës së 8 janarit, Basha thërret sot Kryesinë e PD-së...

Dhuna gjatë protestës së 8 janarit, Basha thërret sot Kryesinë e PD-së në orën…

Duke marrë shkas nga situata e krijuar në PD, ku ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetës të tij kanë protestuar, me kërkesë të kryedemokratit Lulzim Basha do të mblidhet sot Kryesia e Partisë. Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Sipas tij, mbledhja do të nisë në orën 18:30.

Rendi i ditës do të jetë “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

NJOFTIMI I BARDHIT

Te nderuar anëtarë të Kryesisë,

Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular