BallinaKryesore"Dhimbje" se u plagos?! Nishanit i rikujtoj: Po kur u bëre ministër...

“Dhimbje” se u plagos?! Nishanit i rikujtoj: Po kur u bëre ministër përse e le Albanin pa punë?

Nga Shpetim Agolli

Ka njerëz që gënjejnë, gënjejnë edhe politikanët, por të gënjejë një person publik i cili ka mbajtur postin më të lartë në këtë shtet, si ai i Presidentit nuk ka kandar që ta peshojë.
Po e ndjek live presidentin Nishani dhe abuzon, gënjen me fjalën, propogandon me atë.
Dy gjëra që më bënë përshtypje në fjalën e tij.
E para, kur tha se policia nuk duhet të ndërhynte tek një godinë që u përket demokratëve, sepse nuk ishte godinë e ndonjë institucioni shtetëror që po dëmtohej.
Shokut Nishani i them ose i rikujtoj.
Selia e Partisë Demokratike është institucion i njohur me ligj, është njē aset kombëtar e cila u përket jo vetëm demokratëve, por çdo shtetari shqiptar, përderisa paguhet nga taksapaguesit shqiptarë dhe si e tillë përfshihet në institucionet e rëndësisë të veçantë, ashtusikurse çdo godinë tjetër shtetërore.
Shoku Nishani jo se nuk e di, por ai luan me ndjenjat e demokratëve dhe as më shumë dhe as më pak, por po fut mes tyre përçarjen.
Dhe nga ana tjetër, mënjanon rolin e policisë jo pa qëllim.
Shoku Nishani “harron” se policia nuk është as e Ramës, as e Bashës, as e Berishës.
Policia është e qytetarëve shqiptarë që paguhet me taksat e mia dhe të çdo qytetari shqiptar dhe si e tillë, ka rolin e saj funksional në mbrojtjen e rendit dhe të jetës të çdo shtetasi me ose pa parti, shtetas shqiptar apo i huaj i cili ka hyrë në territorin e vendit tonë.
Së dyti, shoku Nishani përdor fatkeqësinë e Alban Hoxhës për kredo politike.
Albani i cili u plagos para selisë të PD-së gjatë protestës është shoku im dhe njihemi prej vitesh, i zgjedhur si kryetar grupseksioni në Degën e PD nr.6.
Shoku Nishani thotë se Albanin e ka pasur bashkëpunëtor në zgjedhjet e vitit 2005 në Kombinat, nga ku shoku Nishani doli deputet për herë të parë.
Po është e vërtetë që Albani ka qenë në krah të shokut Nishani, ashtu si dhe unë dhe qindra demokratë të tjerë të kësaj njësie.
Shoku Nishani gënjen kur thotë se Albani vjen nga një familje të persekutuarish politikë dhe është një nga themeluesit e PD-së.
As njëra as tjetra nuk është e vërtetë.
Për mua mirë do ishte pohimi i kësaj por nuk është.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se Albani është më pak demokrat se unë apo qindra, mijëra demokratë të tjerë.
I kërkoj ndjesë Albanit të cilit ja përmenda shumë herë emrin, por qëllimin e kam tek shoku Nishani i cili luan me ndjenjat e demokratëve, aq më tepër me ndjenjat e të persekutuarëve politikë, të cilët në rastin konkret u sjell një ngjarje e cila mundet t’i ndodhte kujtdo, por jo “qëllimi” “janë të persekutuarit politikë”.
Shoku Nishani tha se Albani me gjithë kontributin që ka asnjëherë nuk ka përfituar nga shteti.
Pyetjet që më lindën:
Pse ti shoku Nishani kur ja dije kontributet Albanit nuk i dhe një post?
A nuk ishe ti që z.Berisha në vitin 2005, sapo morre mandatin e deputetit, të caktoi një zyrë tek selia e vjetër e PD, ku kishe si detyrë të rekomandoje për punë demokratët e qytetit të Tiranës aq më tepër “për hatër” edhe demokratët e Kombinatit?
Përse Albanin e le pa punë?
Po kur u bëre ministër përse e le Albanin pa punë?
I vetmi punësim i Albanit ishte si punonjës i administratës në Bashkinë e Tiranës kur z.Basha u bë Kryetar Bashkie.
Meqenëse ti luan me kartën të përndjekurit:
A nuk ishe ti shoku Nishani i cili më le pa punë për një vit e gjysëm vonesë mbasi PD kishte marrë pushtetin?
A nuk të kujtohet kur të hyra në zyrë pa rradhë, pasi nuk ma hapje as telefonin dhe pasi shikoja ditë të tëra në rradhë pranë zyrës tuaj, veç demokratëve edhe komunistë dhe të thashë:
– Jam pa punë z.Nishani, e mbylla edhe biznesin, për shkak se u angazhova në politikë dhe ato pak kursime që kisha i shpenzova gjatë fushatës.
– Nuk ka punë – më the – prit mbase del ndonjë variant.
– Çfarë varianti pret, unë kam konkuruar në një institucion, kam fituar konkursin dhe nuk më punësojnë se nuk kam mik, por ti ke filluar po punëson komunistë nga Kombinati që unë i njoh mirë.
Kështu shoku Nishani vazhdove edhe me punësimet kur u bëre ministër edhe kur u bëre president.
Mos i përmend dhe mos luaj me kartën e të përndjekurve politikë.
Ti nuk e ke dashur fitoren e PD-së këto 8 vitet e fundit me Kryetar z.Basha.
Kjo që them është shumë e vërtetuar në dy aspekte.
E para, asnjëherë nuk ke marrë pjesë nëpër fushatat e Partisë Demokratike.
E dyta, u gëzove pa masë kur PD “humbi” zgjedhjet dhe mezi prite t’i kundërviheshe z.Basha sapo gjete momentin më delikat ku ishin përfshirë demokratët në një traumë të paimagjinueshme nga vjedhja masive e E’Dramës që u bëri votave, punës, mundit, djersës të tyre.
P.s Komentoni, po kush shan është i sharë dhe do t’i bëj bllok.
Sh.A
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular