Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD, deputeti i PD Kreshnik Çollaku bëri deklaratën e fortë kur tha se në protestë kishte listë me 4 deputetë që do lincoheshin fizikisht pas futjes në godinë të grupit të dhunuesve.
“Unë jam infromuar që aty ka qarkulluar një listë me disa emra të vëcantë deputetesh që do të lincoheshin fizikisht pas futjes në godinë të grupit të dhunuesve. Disa agresorë kishin emrat e katër deputetëve për t’i keqtrajtuar.
Ashtu sic ka ndodhur në Mal të Zi ku Rusia krijon destabilitet, po ndodh edhe në Shqiperi. Këtu ka ndërhyrë inteligjenca tani NATO që në vende të ndryshme me shkaqe te ndryshme , kanë synim për të destabilizuar Ballkanin.” është shprehur Çollaku, fjalim i siguruar për ‘BalkanWeb’, nga gazetari Osman Stafa.