BallinaBotaNATO refuzon kërkesën ruse për moszgjerim në Lindje

NATO refuzon kërkesën ruse për moszgjerim në Lindje

spot_img
spot_img

NATO ka refuzuar në mënyrë kategorike kërkesën e Moskës për “garanci ligjore” për të frenuar zgjerimin e Aleancës në Lindje me anëtarë të rinj.

Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë konferencës për shtyp pas Këshillit NATO-Rusi

“Aleatët nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromis mbi parimet kyçe si e drejta e vendeve për të zgjedhur rrugën e tyre dhe e drejta e anëtarëve të Aleancës për mbrojtje reciproke”. Megjithatë, NATO është e hapur për dialog “për kontrollin e armëve, kufizimet mbi raketat, politikën bërthamore dhe sigurinë kibernetike”, tha Stoltenberg.

Gjatë Këshillit NATO-Rusi, u shfaqën dallime të rëndësishme midis Moskës dhe aleatëve të NATO-s, të cilat nuk janë të lehta për t’u kapërcyer. Por pikërisht për këtë arsye është edhe më e rëndësishme të vazhdohet dialogu.” tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

NATO-ja kundërshton grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës me argumentin se ky veprim cenon sigurinë e Evropës, ndërsa Rusia kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO-s, vend kufitar me të, pasi për Moskën mbërritja e trupave të aleancës në kufi, paraqet kërcënim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular