Vëllai i deputetes greke, Katerina Monogyou ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e të enjtes, kur humbi kontrollon e makinës luksoze Ferrari, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.
Sipas mediave greke, viktima është 45-vjeçari George Monogyios, baba i dy fëmijëve. Në makinë ai ishte bashkë me bashkëshorten e tij e cila ka mbetur e plagpsur.
Hetimet tregojnë se shpejtësia e lartë ka qenë arsyeja kryesore që 45-vjeçar humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Kjo ishte hera e parë e tij që ngiste një automjet Ferrario, shkruan Protothema.
Sipas mediave, Ferrari pasi u përplas me pemën ka marrë flakë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë një këmbësor dhe për pasojë ka humbur kontrollin e makinës.
“Ai ishte baba i dy fëmijëve dhe i martuar me Athena Kontopanou, e cila ishte ulur në sediljen e pasagjerit të Ferrarit. Ajo ka mbetur e plagosur rëndë, për pasojë u dërgua në spital”, shkruajnë mediat greke.
George Monogyios kishte marrë pjesë në reality shou “The Wall” i cili u transmetua në 2003 në mediat greke. Asokohe ai ishte vetëm 23 vjeç dhe studionte Shkenca Kompjuterike.