BallinaKryesoreBlendi Fevziu: Jemi në një moment të rrezikshëm. Orët mund të sjellin…

Blendi Fevziu: Jemi në një moment të rrezikshëm. Orët mund të sjellin…

Gazetari Blendi Fevziu, tha se Shqipëria ndodhet në momentin më të rrezikshëm të mundshëm si pasojë e krizës politike që ka mbërthyer vendin.

Fevziu tha se “nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë”, por shpreson që kjo të mos ndodhë dhe palët të gjejnë një marrëveshje sa më parë, duke sjellë si precedentë vitin 1997.

Jemi në momentin më të rrezikshëm të mundshëm. E kam thënë shumë herë, njerëzit nuk e besojnë, jemi në një moment shumë delikat. Shqipëria ka një precedent ku gjetja e një marrëveshje pak më vonë se sa koha reale mund të shkaktojë kaos. Sepse kjo do shkojë në një marrëveshje. Një vonesë prej 6 ditësh në vitin 1997 e çoi vendin në luftë. Negociatat nisën më 26 shkurt dhe u mbyllën me 6 mars. Po të kishin nisur me 26 shkurt dhe të ishin mbyllur me 28 shkurt, gjërat do të kishin qenë ndryshe sepse shpërthimi ndodhi me 1 mars. Nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë. Shpresoj shumë që kjo s’do të ndodhë”, tha Fevziu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular