Zbulohet kush është shqiptari që u arratis nga burgu grek i Avlonas.
Mediat në Greqi shkruajnë se njëri prej të arratisurve është 22-vjeçari shqiptar Albion Shezairi. Shqiptari kapërceu gardhin e burgut, goditi një polic dhe më pas u largua në këmbë. Ende nuk dihet se për çfarë është dënuar Albion Shezairi. Nga burgu u arratis gjithashtu edhe një sirian, 21 vjeç, i cili punonte në kuzhinë.
Të burgosurit u arratisën mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:40 nga burgu i Avlona në Greqi. Sipas policisë, një i burgosur kërceu së pari gardhin e burgut. Atje, ai u përball me një polic që bënte patrullën e jashtme.
Oficeri i policisë qëlloi në ajër dhe e paralajmëroi të ndalonte. Megjithatë, një i burgosur i dytë kërceu gardhin, goditi policin dhe arriti të largohet bashkë me shqiptarin. Pretendohet se të burgosurit janë përfshirë në të ashtuquajturën “Mafia e Burgjeve” të Korydallos.