BallinaKronikeEmri/Plagosi me armë të riun tek hoteli , dorëzohet studenti i Akademisë...

Emri/Plagosi me armë të riun tek hoteli , dorëzohet studenti i Akademisë së Policisë dhe polic ne…

Disa orë pas ngjarjes ku mbeti i plagosur një 27-vjeçar në Sauk, studenti i Akademisë së Policisë, i dyshuar si autor i ngjarjes,  është dorëzuar në ambientet e policisë.

Ndue Ndoj është  njëherësh punonjës kufiri në policinë e Lezhës.

Pas një debati për bllokimin e rrugës, Ndue Ndoj, ka qëlluar me armë në drejtim të Ervis Muratit, i cili pas ngjarjes u dërguan  menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk,  gjatë një konflikti të çastit për motive  ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë  rrezikut për jetën  shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes.Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë  në kërkim policor”-njofton policia.

vijon..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular