BallinaAktualitetParalajmëron Basha: 216 kontrata sekrete me 4,6 miliardë euro vjedhje, i kanë...

Paralajmëron Basha: 216 kontrata sekrete me 4,6 miliardë euro vjedhje, i kanë bërë hesapet pa popullin…

spot_img
spot_img

Pak ditë nga protesta e shtatë mbarëkombëtare e opozitës së bashkuar, e programuar për në 2 qershor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me qytetarët e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati është shprehur se, shprehur se Shqipëria nuk mund të pranojë një qeverisje të tillë. “Të dielën të bashkohemi të gjithë në Tiranë, me një mesazh, me një vendosmëri. Ditë për ditë shqiptarët dhe mbarë bota lemerisen me përmasat e korrupsionit të Edi Ramës. Ne e dimë që ky nuk është një problem i ri në Shqipëri, por kurrë më parë aferat korruptive nuk kanë marrë dimensione kaq çnjerëzore.

216 kontrata sekrete, 100 miliona euro që ua marrin ju, jua heqin nga goja e fëmijëve, para që vidhen e shpërdorohen. Paratë që vidhen nga pensionet që nuk mjaftojnë. Me këto qindra miliona euro ushqehen Edi Rama, ushqehen një grup hajdutësh, që tani vjedhjen e bëjnë me kontrata sekrete. Kjo bandë hajdutësh, sipas të dhënave zyrtare, ka vjedhur vetëm në 4 vitet e fundit 4,6 miliardë euro. Këto qindra miliona euro nuk sjellin asgjë për qytetarët. A ka mbaruar rruga Elbasan-Tirana? Ka avancuar rruga? Asnjë metër. A ka investime në Elbasan? A ka punësim? A ka shkolla? Jo. Se banda i ka paratë për vete, për pushtetin. I bëri bandat 1 në Elbasan. Goditën policët dhe asgjë i gjeti. Janë bërë njësh me krimin. Po i kanë bërë hesapet pa popullin”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular