Arratiset në Itali, Sabaudin Çelaj, një prej bashkëpunëtorëve kryesorë të Moisi Habilajt, njëherazi njeriu që implikon më së tepërmi në përgjimet e Prokurorisë së Catanias ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Lajmi u bë i ditur në Gjykatën për Krime të Rënda, e cila po shqyrton dosjen penale ndaj vëllezërve Moisi e Florian Habilaj, si dhe 7 të pandehurve të tjerë, të cilët dyshohen si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Gjykata tha se Çelaj ka thyer masën e “arrestit shtëpiak” duke u zhdukur pa gjurmë, ç’ka ka detyruar autoritetet italiane ta rendisin emrin e tij në listën e të shumëkërkuarve