BallinaKryesoreReja “përzien kartat”, nga porta në sulm, ndryshon formacioni për miqësoren ndaj...

Reja “përzien kartat”, nga porta në sulm, ndryshon formacioni për miqësoren ndaj Gjeorgjisë

Ndeshja me Spanjën tashmë ka kaluar dhe lojtarët janë fokusuar te kundërshtari i radhës. Kuqezinjtë do të përballen me Gjeorgjinë në një tjetër miqësore ditën e nesërme në orën 18:00 në “Air Albania”.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, ekipi kombëtar nuk ka udhëtuar për në Shqipëri pas ndeshjes me Spanjën, por e kanë zgjatur qëndrimin në Barcelonë, për të vijuar aty përgatitjet për testin miqësor të radhës.

Normalisht ekipet udhëtojnë në ditën pas ndeshjeve drejt destinacionit ku kanë përballjen e radhës. Por stafi i kuqezinjve ka menduar që grumbullimi pranë Barcelonës të vazhdojë, me skuadrën që do të zhvillojë stërvitjen në tokën spanjolle si dhe konferencën e trajnerit Edi Reja po atje, para se të udhëtojë drejt Tiranës.

Formacioni – Në sfidën e dytë miqësore trajneri Edi Reja pritet që t’u japë disa minuta më shumë edhe disa prej lojtarëve që nuk luajtën ndaj Spanjës.

Duke e nisur që nga porta, mendohet që këtë ndeshje të luajë Strakosha. Mbrojtja nuk pritet që të ketë shumë ndryshime, sidomos nga krahët, ndërsa në qendër mund të aktivizohet Bajrami ose Prenga për të lënë pushim një nga qendrat.

Gjithashtu, edhe Lenjani mund të zëvendësojë Hysajn. Në mesfushë mundësia do të jetë për të riun Kristjan Asllani, që mund të shoqërohet nga Çekiçi dhe Gjasula. Në repartin e avancuar pritet që ta nisë Broja dhe Uzuni, por me sulmuesit në balotazh është edhe Rey Manaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular