BallinaKryesore“Mos hani vezë e pulë për një muaj”, eksperti sqaron deklaratën, tregon...

“Mos hani vezë e pulë për një muaj”, eksperti sqaron deklaratën, tregon se si të dalloni nëse janë të infektuara

Eksperti ushqimor, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për sigurinë ushqimore dhe se produktet që duhet të hanë që lidhen me pulën. Njerëzit janë shqetësuar pas përhapjes së gripit të shpendëve, duke shmangur konsumin e mishit të pulës dhe vezëve.

Ai sqaroi deklaratën e një muaji më parë që bëri bujë se nuk duhet të hanin mish pule dhe vezë. “Në 1 mars  morën vesh se ka grip pulash, është bërë një muaj. Kam thënë që të gjitha produktet e pulave që janë gjysmë të sëmura dhe të mira, nuk do të futen në ushqim pa u bërë një kontroll teknologjik.

Kjo vazhdon deri në një muaj, do një kontroll shumë të rregullt me përgjegjësi të madhe. Jo se duhet të ndalojmë por të kontrollojmë çdo ditë pulat“, duke theksuar se ka thënë që të ketë një vigjilencë më të madhe ndaj këtyre produkteve por jo se nuk duhen ngrënë.

Ai shpjegoi live gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa se si të dallojmë nëse pula apo vezët janë të infektuara me gripin e shpendëve. Eksperti shpjegoi se është e rëndësishme që të ndiqen disa hapa kur gatuajmë ushqimin për të “vrarë” virusin.

‘Nëse pula theret dhe kalon direkt në 4 gradë celsius në frigorifer, shumë procese ndalojnë. Kjo pulë duket se nuk i ka kaluar fazat tamam, mund të jetë lënë në ambient dhe ka mundësi që të zhvillohen mikroorganizma të tjerë. Ka ngjyrën e hirtë dhe duket se nuk është plotësisht në rregull.

Në çdo rast, duhet të ketë analizën laboratorike.”, shpjegoi eksperti duke treguar më pas nëse rrezikojmë të hamë mish të prekur nga gripi i shpendëve.”Nëse e zien në 100 gradë dhe në kockë të jetë 70 gradë, gripi humbet forcën e tij. Njerëzit nuk duhet të tmerrohen por të kërkojnë dokumentin nëse është në rregull.”, tha Sinani.

Po sa i përket vezëve? “Dallohet nëse veza e ka lëvozhgën e hollë. E kuqja duhet të jetë e rrumbullakët, nuk duhet të hapet fare. Duhet zier në 100 gradë. Në rastin konkret, duhet të zihet shumë, të vlojë dhe i ngordhë të gjitha mikrobet.”, u shpreh eksperti. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular