BallinaAktualitet"Kongresi ka qëllim autokritik", Rama në Asamblenë e PS: Këtë herë do...

“Kongresi ka qëllim autokritik”, Rama në Asamblenë e PS: Këtë herë do të ketë surpriza…

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij hyrëse në mbledhjen online të Asamblesë së PS-së.

Ndër të tjera Rama ka folur për atë që pritet të ndodhë në Kongresin e 9 prillit, teksa theksoi se qëllimi është autokritika

Rama tha se ndryshe nga kongreset e tjera këtë herë do të jetë i hapur, ku nuk do të marrin pjesë vetëm deputetë dhe anëtarë të PS, por edhe qytetarë nga grupet e interesit. Sipas kryeministrit në këtë kongres duhet të priten surpriza.

Pas pak ditësh do të mblidhemi në Kongresin e PS dhe nuk ne pamë të udhës që të angazhonim 2 herë brenda pak ditësh të gjithë ju për të bërë lëvizje.

Sigurisht që ky format besoj është shumë i favorshëm ku secili të jap kontributin e tyre nëse kanë diçka konkrete lidhur me Kongresin. Ndërkohë që Kongresi këtë herë do të jetë kreijt ndryshe nga herët e tjera, pasi do të jetë një Kongres në pjesën e tij të parë i hapur për grupet e interesit, për aktorë dhe faktorë shoqërorë, në një numër panelesh të shtrira jashtë sallës Kongreseve, qoftë në pjesën para saj, qoftë në Bulevard te Sheshi nënë Tereza apo sheshi Italia. Do të diksutojmë disa tema të cilat i kemi identifikuar si tema të dorës parë, duke nisur nga trma e politikës së jashtme, Shqipëria-Rajoni dhe natyrisht marrëdhëniet tona me Europën. Te tema e energjisë që sot ka një rëndësi edhe më të veçant5ë në mjedisin e vete, tek tema e shëndetit dhe mirëqenies shoqërore dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit. Janë këto panele që do të moderohen nga anëtarë të KLryesisë sëbashku me anëtarë të kabinetit por ku janë të ftuar të marrënin pjesë edhe të ftuar të tjerë sipas fushave. Pastaj do kalojmë në sesionin tjetër ku veç fjalës time do të ketë fokus në disa drejtime, së pari Këshillimi Kombëtar, rezultate që do të publikohen nesër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se qëllimi i të gjithëve është bashkimi për të “luftuar” këtë moment të vështirë që po përjetojmë.

Qytetarët pa dallim të jenë bashkë. Jo për zgjedhjet por për rrugën deri kur pastaj do të duet përsëri të gjykojë dhe të bëjë zgjedhjet e veta. Nuk është shkrirje në një parti ,por bashkim që do të thotë përballje e një kohe të jashtëzakonshme me një rezistencë të jashtëzakonshme. Thelbi është bashkimi, jo ndarja. Jo për të qenë të gjitha dakord, por për të rënë dakord për nevojën e jashtëzakonshme që ka kjo kohë për të rezistuar dhe për të mos e lëshuar korsinë e zhvillimit të mëtejshëm.

Në fund të kësaj fjale, unë do t’iu kërkoja të gjithë deputetëve të PS atë që i kam kërkuar organizatorëve dhe drejtuesve të paneleve në mbledhjen e fundit të kryesisë, edhe kryetarët e bashkive që të angazhohen aktivisht gjatë gjithë ditës së kongresin qoftë në panelet sipas zonës së tyre të përfaqësimit, pozicionit në rrjetin e organizimit parlamentar , apo pushtetin vendor. Në mënyrë që kongresi të mos jetë një paraqitje informuese e publikut, por te ketë brenda edhe shpirtin kritik dhe vetëkritik. Debati të zhvillohet si një ndarje reale e shqetësimeve. Të gjithë bashkë të ndihmojnë njeri-tjetrin për të dalë tek vendimet dhe për të bërë zgjedhjet më të arsyeshme.”, tha kryeministri në fjalën e tij./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular