Në kulmin e krizës politike, kur opozita këmbëngul në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër, mazhoranca që sillet sikur nuk po ndodh asgjë, Holanda bën lëvizjen e rradhës.
Autoritetet e Amsterdamin kanë dorëzuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme dosjet me vendime penale për katër kryetarë bashkie në vend.
Mësohet se disa prej tyre janë listuar në zgjedhjet e ardhshme, duke kërkuar një mandat 4-vjeçar.
Konfirmohet zyrtarisht që dosjet për katër kryebashkiakët i janë dorëzuar prokurores së përgjithshme. Emrat e tyre nuk bëhen publikë, ndërsa pritet që të kryhet ballafaqimi me formularët e dekriminalizimit të plotësuar prej tyre. Këto materiale do t’i nënshtrohen verifikimit dhe nëse Prokuroria i drejtohet Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, raporton A2CNN.
Dosjet konsiderohen ende si sekret dhe nuk jepen detaje në lidhje me informacionet që përmbajnë ato, nëse janë vendime penale apo dokumente që përfshinë drejtuesit vendorë në veprime antiligjore në vendet e huaja.
Mësohet se sektori i verifikimit të integritetit në Prokurorinë e Përgjithshme i është drejtuar me kërkesë disa shteteve për informacion mbi subjektet që kanë deklaruar se kanë jetuar në një shtet të huaj.
Kujtojmë se, sot, Hollanda i kërkoi me shkrim që Komisionit Europian të konsiderojë pezullomin e vizave për shtetasit shqiptarë.
Në një letër dërguar komisionerit të BE Dimitris Avramopoulos, Holanda kërkon që të pezullohet lëvizja e lirë e shqiptarëve drejt shtetit të tyre.