Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit Ledio Sulkuqi 51-vjeç, mbrëmjen e së dielës është goditur me mjete të forta, nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur paranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, në një nga rrugicat ku banonte Sulkuqi.
‘BalkanWeb’ raporton se disa persona janë shoqëruar për t’u pyetur rreth kësaj ngjarje.
Sakaq sipas policisë hetimet vijojnë dhe po punohet për kapjen e autorëve. Ndërsa kancelari i gjykatës u dërgua në spitalin rajonal në Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 10.04.2022, rreth orës 22:30, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta në kokë shtetasi L. S., 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.