Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku e quan procesin e nisur nga mazhoranca për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, “një farse vulgare, qesharake, por dhe sipas rregullave te mafies per te kapur nga Edi Rama institucionin e fundit te narkoshtetit”.
Në komentin e tij të gjatë Berisha thotë se “Rama nisi farsen e procesit te kapjes se institucionit te fundit atij te Presidentit te Republikes per te kapur keshtu 96,8% te te gjitha pushteteve ne Shqipëri”.
“Në këtë proces shpifarak Edi Rama ka vendosur e aplikojë:
1-Emrat ne zarfe top sekret qe vetem ai i hapen!
2-Shoqëria Civile e cila emrat duhet t’i dërgojë me e-mail, të mos guxojë t’i shqiptojë në publik emrat.
3-Negociata me opoziten e emeruar apo Basho-opoziten mbasi e ka te qarte se opozita e vertete nuk do merrte pjese kurre ne nje farse vulgare, qesharake dhe mafioze me te cilen Edi Rama do realizoje pushtetin absolut ne Shqiperi” – shkruan Berisha.
“Dënoj me ashpersine me te madhe kete proces farse me te cilin Edi Rama pas grabitjes se mandateve ne zgjedhjet e 25 Prillit 2021 po perdhos institucionin e Presidentit te Republikes dhe me mandate kallpe po e uzurpon ate” – shkruan ish-kryeministri. ©LAPSI.al