BallinaAktualitetSituate paniku ne juglindje/4 të plagosur ne Korçë nga tërmeti, shkatërrohen edhe...

Situate paniku ne juglindje/4 të plagosur ne Korçë nga tërmeti, shkatërrohen edhe banesa

Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër në fshatin Mollas të Korçës ka lënë pas katër persona të plagosur dhe disa shtëpi të dëmtuara.

Raportohet se katër persona janë lënduar në fshatin Flloq të Korçës nga rënia e materialeve, gjatë kohës që ishin brenda banesës së tyre.

Lëkundjet e tërmetit vijojnë të ndihen edhe në Ersekë dhe Gjirokastër, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për  persona të dëmtuar.

Qytetarët kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë. Pak më parë  edhe Ministria e Mbrojtjes publikoi një panoramë të qartë për të gjithë zonat e prekura nga tërmeti në Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa theksoi se nuk ka vend për panik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular