BallinaKryesoreShpërthimi i hepatit misterioz, shkencëtarët po studiojnë lidhjen mes infektimeve dhe kontaktit...

Shpërthimi i hepatit misterioz, shkencëtarët po studiojnë lidhjen mes infektimeve dhe kontaktit me qentë

spot_img
spot_img

Shkencëtarët janë duke studiuar nëse ekziston një lidhje e mundshme midis qenit dhe rritjes së rasteve të fundit të hepatitit misterioz tek fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Sky News.

Më shumë se 160 raste janë regjistruar në shpërthimin aktual, por arsyeja e infektimeve është ende e paqartë.

Nga pyetësorët me familjet ka rezultuar “numër relativisht i lartë i familjeve që kanë një qen ose kanë qenë të ekspozuar ndaj qenve”, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tyre, 64 nga 92 rastet me të dhëna të disponueshme, përmendin se kanë pasur kontakte me qen.

UKHSA tha se “rëndësia e këtij zbulimi është duke u eksploruar”, por se mund të jetë një rastësi sepse pasja e një qeni është e zakonshme në Mbretësinë e Bashkuar.

Askush nuk ka vdekur nga rastet aktuale të infektimeve, megjithëse 11 fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar kanë pasur nevojë për transplantim të mëlçisë dhe autoritetet shëndetësore theksojnë se rreziku për t’u prekur nga hepatiti është “jashtëzakonisht i ulët”.

Hepatiti është inflamacion i mëlçisë dhe zakonisht shkaktohet nga një infeksion viral ose dëmtim i mëlçisë nga alkooli.

Pergatiti Panorama

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular