BallinaKronikeEMRI/Gjykata lë në burg ish-truprojën e Saimir Tahirit. Reagon avokati: Do e....

EMRI/Gjykata lë në burg ish-truprojën e Saimir Tahirit. Reagon avokati: Do e….

spot_img
spot_img

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Hekuran Markun, ish-gardistin i cili ishte pjesë e grupit të shoqërimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti”, me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafiqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në ‘skemën’ e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

31 të pandehurit e operacionit ‘Shpirti’: Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli, Maksim Sota, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj.

Reagon Avokati

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Markun.

Në një prononcim për mediat, avokati i tij, tha se vendimi është i padrejtë dhe do ta ankimojnë atë. Sipas avokatit, Marku nuk ka lidhje me akuzat e pretenduara dhe pretendoi se klienti i tij është i pafajshëm.

“Edhe gjatë seancave që do të zhvillohen do të kundërshtojmë. Do të tregojmë që Marku s’ka lidhje me veprat penale për të cilën është marrë i pandehur. Me Bregasin njihet gjatë fushatës elektorale. Se çka bërë Bregasi Marku s’ka dijeni.

 

 

Njohja e tij përfundon vetëm në kuadër të fushatës elektorale të vitit 2015. Në 2013 ka filluar punë në gardë dhe në kuadër të fushatës elektorale ka rastësisur që është njohur me Elion Bregasin. Atje është njohur me të dhe sipas akteve”, tha avokati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular