Deputeti i PD-së Lefter Gështenja, në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, është ndalur te situata politike në PD, duke thënë se partia e tyre ndodhet edhe në krizë legjitimiteti.
Ndër të tjera ai tha se palët duhet të ulen në tavolinë për të gjetur pikat e përbashkëta në mënyrë që demokratët të bashkohen.
Lefter Gështenja: Ne jemi në një krizë politike, bashkëpunimi por edhe në një krizë legjitimiteti. Ne duhet të ulemi me urgjencë në një tavolinë për të gjetur pikat që ne të bashkohemi për të qenë të gjithë bashkë. Kjo është rruga e vetme që ne duhet të rifillojmë gjithçka nga e para. Nuk është e vërtetë që përçarja e PD është vetëm në bazë, por në të gjithë nivelet e PD, përfshirë dhe strukturat bazë.
Ndër të tjera ai tha se procesi i rifilluar nga Komisioni i Rithemelimit ka qenë një proces i njëanshëm, ndërkohë shtoi se procesi duhet të nisë nga e para.
Lefter Gështenja: Procesi i rifilluar nga Komisioni i Rithemelimit ka qenë një proces i njëanshëm dhe i tillë është mbyllur. Ndihem i keq-ardhur e ka kontestuar këtë dhe një pjesë e deputetëve kanë kërkuar që ky proces ishte i njëanshëm. Nuk kishte gjithpërfshirje në strukturat bazë. Nëse e duam hapjen e PD, duhet që procesi të nisë nga e para. PD duhet të jetë demokratike reale.