Myrto Uzuni ka filluar të bindë të gjithë me paraqitjet e tij në La Liga. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, ka rigjetur shkëlqimin nën drejtimin e Aitor Karanka dhe pas golit të shënuar në fundjavë, sot gjeti edhe asistin në ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Atletik Bilbaos.
Një paraqitje për të cilën e përditshmja sportive “AS” ka dhënë vlerësime shumë pozitive. Në pah janë sidomos shpirti luftarak i futbollistit dhe fakti që është i pandalshëm në fushën e lojës, duke luftuar në çdo cep të fushës.
“Shkëndija e Shqipërisë e nisi ndeshjen në heshtje. Por u tregua shumë i shkathët duke pasuar për Koladon te aksioni i golit. Te i njëjti aksion i bënë faull brenda zonës. Ai iu afrua golit të 2-0 në minutën e 44 me një gjuajtje të shkëlqyer. Agresiv dhe duke luajtur në thellësi, edhe pse u vunë përpara në disa momente. Zemër latine me gjak të nxehtë”, shkruante e përditshmja sportive spanjolle për sulmuesin shqiptar.
PANORAMASPORT.AL