Gazetari Arsen Rusta thotë se SPAK ka nisur hetimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Sipas Rustës, ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre dhe sipas tij bëhet fjalë për 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.
“Te sterilizimi dhe chek up, kemi në hetim ish-ministrin Ilir Beqaj. Është si person i dyshuar për shpërdorim detyre në tenderin për këto 2 tendera të lidhura, sterilizimi më vete dhe check up më vete”, tha Rusta në emisionin ‘Repolitix’.
Kujtojmë që Beqaj ka shërbyer si Ministër i Shëndetësisë nga 15 shtator 2013 deri më 12 mars 2017, në mandatin e parë të qeverisë “Rama”.