Sërish lëkundje tërmeti në rajonin e Korçës. Ministria e Mbrojtjes informon se sapo është regjistruar tërmeti i 73-të që prej orës 4 të mengjesit të djeshëm. Lëkundja e fundit me magnitudë 4 e shkallës rihter.
Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëme në dhjetëra banesa në rajonin e Korçës. Lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 5.3 të shkallës rihter.
Ndërkohë që prej ditës së djeshme për banorët e strehuar në cadra po shpërndahen ushqime, shtretër e batanije përmes Rezervave të Shtetit.