Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në cilësinë e kreut të Aleancës për Ndryshim ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.
Ai u shpreh se ka diskutuar me kreun e PAA, Agron Duka, duke zbuluar se kanë propozuar emrin e Dashamir Shehit, si personin e duhur për kreun e ri të hstetit.
“Racionalja do kërkonte një kandidat të përbashkët. Ne si opozitë duhet të jemi të afruar për të krijuar mes veten marrëdhënie konsensuale pastaj ta ndërtojmë me palën tjetër. Ne kemi filluar të diskutojmë edhe për emrat. Unë kam diskutuar me Agron Dukën dhe kemi propozuar emrin e mikut tonë Dashamir Shehi. Ka një histori politike por thamë edhe një herë që duhet konsensus i përbashkët”, tha Mediu për emisionin Top Talk.