BallinaBotaTurqia paraqet listën me kërkesa për Suedinë dhe Finlandën: Para se të...

Turqia paraqet listën me kërkesa për Suedinë dhe Finlandën: Para se të aprovojmë kërkesën për në NATO duhet…

Një gazetë pro-qeveritare turke ka shkruar se Turqia ka hartuar një listë me 10 kërkesa për Suedinë dhe Finlandën para se ta aprovojë anëtarësimin e tyre në NATO, raportoi AP-ja të mërkurën.

Lista e publikuar nga gazeta “Sabah” u bën thirrje të dyja shteteve që të ndalin çfarëdo mbështetje financiare ndaj grupeve të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit ashtu si edhe më luftëtarët kurdë sirianë, të cilët Ankaraja zyrtare i sheh si zgjerim të grupit të ndaluar. Kërkohet edhe që këto shtete të ndalojnë kontaktet me anëtarë të grupit kurd sirian.

“Sabah” shkroi se Turqia më tej kërkon që shtetet të “përshpejtojnë” procedurat e ekstradimit për të dyshuarit që kërkohen nga Turqia për akuza terrorizmi.

Lista përfshin një kërkesë që Suedia ta mbyllë atë që “Sabah” e quan fushatë “dezinformuese” kundër Turqisë të drejtuar nga kleriku mysliman Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja pretendon se ka qenë prapa tentim puçit në vitin 2016. Shumë nga mbështetësit e lëvizjes së Gulenit janë larguar për në Suedi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular