Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot pasi votoi për kreun e PD se nëse do të zgjidhet në krye të kësaj force, i druhet vendimit të Gjykatës së Apelit se mund t’i ndryshojë gjërat.
Ai theksoi se nuk ka vendim që mund të ndal misionin e demokratëve.
“Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”, deklaroi Berisha.