BallinaEkonomi“Reforma në drejtësi thelbësore për…”/Yuri Kim e prerë: Rregullat të qarta dhe...

“Reforma në drejtësi thelbësore për…”/Yuri Kim e prerë: Rregullat të qarta dhe të barabarta për të gjithë investitorët

spot_img
spot_img

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim ekonomie ditën e sotme ku e pranishme ishte dhe ministrja Delina Ibrahimaj.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, diplomatja amerikane e ka bërë të qartë se reforma në drejtësi është thelbësore për rritjen e investimeve në Shqipëri.

Një thirrje ambasadorja Kim e kishte edhe për investitorët të cilëve u kërkon që të kenë besimin se rregullat janë të qarta dhe se do zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë.

“Teksa kremtojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, ne festojmë nivele rekord të tregtisë dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me drejtues biznesi, zyrtarë të qeverisë dhe të tjerë për të rritur tregtinë dhe investimet, dhe përgjatë këtij procesi duke krijuar më shumë vende pune, zhvillim dhe mundësi të barabarta për amerikanët dhe shqiptarët. Reforma në drejtësi është thelbësore për këtë përpjekje, sepse investuesit duhet të kenë besimin se rregullat janë të qarta, transparente dhe zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Edhe zgjidhja e të drejtave të pronësisë gjithashtu do të tërheqë më shumë investime” – shkruan ambasadorja amerikane.

yurikim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular