Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni që goditi bandën italo-shqiptare në Itali, ku ishin të përfshirë dhe mjekë shqiptarë.
Mësohet se SPAK ka ushtruar kontrolle në shtëpitë dhe zyrat e 3 mjekëve shqiptarë që dyshohet se janë të përfshirë në skemën e mashtrimit për dërgimin e klandestinëve në Itali dhe për kontrabandën e ilaçeve.
3 mjekët për të cilët është lëshuar urdhër-kontroll janë Vladimir Peto, Edvin Prifti dhe Ilir Broqja.
Sipas Prokurorisë, në total janë ushtruar 11 urdhër kontrolle, mes të cilave edhe banesat e dy biznesmenëve ende të paidentifikuar. Prokuroria thekson se ka gjetur prova për përfshirjen e mjekëve shqiptarë në skemën e mashtrimit me ilaçet, por ende nuk ka të arrestuar në Shqipëri.
Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet e aksionit, ku duken të akuzuarit, teksa marrin çanta me ilaçe apo numërojnë dhe shkëmbejnë tufat me para.