BallinaKronikeSherr masiv në Vlorë/ Tre të rinjtë përfundojnë në spital, ja se...

Sherr masiv në Vlorë/ Tre të rinjtë përfundojnë në spital, ja se çfarë ka ndodhur

Një sherr masiv mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës.  Mësohet se në zënkë janë përfshirë 5 persona, tre prej të cilëve kanë përfunduar në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.06.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për motive të dobta, janë përfshirë në një konflikt shtetasit Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi A. I., N. Xh., dhe M. Xh., ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular