BallinaAktualitetLubonja: Kanceri që po gërryen ekonominë dhe Rama që sheh oligarkët

Lubonja: Kanceri që po gërryen ekonominë dhe Rama që sheh oligarkët

spot_img
spot_img

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja akuzoi qeverinë se nuk është përgatitur për krizat duke theksuar se kemi një ekonomi “ha dhe ik” dhe se qeveria ka shkatërruar gjithçka.

“Nuk mund të justifikohesh me tërmetin, pandeminë e luftën tani, për të mbyllur sytë përpara një “sëmundjeje”. Ne nuk kemi parti që të merret me të varfrit, kemi parti oligarkësh. Rama i ka mbledhur e rreshtuar të gjithë si Putini në Rusi. Shqipëria ka nevojë për një parti të majtë.

Është shenjë që kjo parti nuk ka fare ndjeshmëri. A e dini sa është asistenca për njerëzit e paaftë në Shqipëri? Është te 100 mijë lekëshi, 200 maksimumi. Njerëz të sëmurë, që nuk punojnë dot. Këta kanë nevojë edhe për një kujdestar.

Këto janë situata para luftës, që tregojnë se këta njerëz jetojnë në varfëri totale. Ne nuk kemi grumbulluar asgjë, ne kemi ndërtuar një ekonomi “ha dhe ik”. Edhe ata oligarkët që kemi, nuk e di sa të pasur janë. Është një “tumor” që po shkatërron gjithçka” – tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24.

“Këtu problemi është shumë më i thellë, kemi një trup të sëmurë prej kohësh që tani që ka rënë kjo pandemia rrezikon të vdesë më kollaj se gjithë të tjerët. Nuk vdes thjesht nga pandemia, nga virusi, por nga trupi që është i sëmurë prej kohësh dhe që ka 100 sëmundje.

Lexova pra krizës, shifra se sa mesatarisht përqind të të ardhurave ditore shpenzonte një shqiptar në krahasim dhe me gjithë vendet e botës për karburantin që përdorte…

Ajo që më rezultonte nga tabela që pashë, ishte nga vendet me tarifat më të larta Shqipëria, 20% të të ardhurave ditore për të blerë 1 litër. Ndërkohë që më i ulëti ishte Irani sepse e prodhon në vend. I krahasova shtetet, merrini shikojini.

Ishte nga vendet ‘kampion’ Shqipëria dhe nuk kishte ardhur kjo situatë, ishte më herët. Kjo nuk lidhet me luftën, lidhet me politikat e qeverisë, me gjithçka ndodh në Shqipëri. Është një sinjal i vetëm i shumë gjërave, siç është ai për rrogat më të ulëta.

Para ca kohësh lexova një letër që i kishte shkruar kryeministrit, ministres së shëndetësisë, disa institucioneve, një danez i cili ishte rrëzuar në rrugë, kishte thyer hundën dhe kishte shkuar në Spitalin e Traumës dhe kishte bërë nja 20 vërejtje.

Ajo që të bënte më shumë përshtypje se nuk kishte as letër higjienike, as ujë në banjë për t’u larë. Kjo nuk ka lidhje me luftën, kjo ka lidhje me disa standarde që duhet të ishin krijuar, me disa shtresa dhjami që duhet t’i kishte vënë kjo shoqëri, që në këtë situatë të tillë t’i shpenzonte.

Kjo s’ka ndodhur, aq më tepër këto që thashë unë kanë të bëjnë me një parti të majtë dhe ju vini gjasme nga një parti e majtë që duhet t’i kishte shumë problem spitalet publike. Çfarë politikash janë bërë këtu” – shtoi Lubonja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular