PD i është përgjigjur përmes Jorida Tabakut, paralajmërimit të kryemistrit Rama për dhjetëra procese gjyqësore me opozitës nën akuzën e shpifjes. Përmes një postimi në facebook, ish deputetja Tabaku shkruan se: Kush mendon se frikëson opozitën me gjyqe e presionin e gjykatës duhet ta dijë që ajo nuk thyhet.
“Asnjë hap pas! Kush mendon se frikëson opozitën me gjyqe e presionin e gjykatës duhet ta dijë që ajo nuk thyhet. Kush mendon që do mbyllë gojën e opozitës për të fshehur të vërtetën, nuk e ka kuptuar që fundi i çdo tiranie është i keq. Opozita nuk I frikësohet askujt, aq më tepër atij që I frikësohet qytetarëve dhe fshihet në protesta.” -shkruan Tabaku, ndërsa thekson se personalisht i qëndron çdo akuze drejtuar qeverisë.