BallinaKryesorePresidenti Meta flet në Samitin e Diasporës: Të lëmë mënjanë interesat afatshkurtra

Presidenti Meta flet në Samitin e Diasporës: Të lëmë mënjanë interesat afatshkurtra

Në ditën e tretë të Samitit të Diasporës është përkujtuar 575 vjetroi i Besëlidhjes së Lezhës. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se Kuvendi i Lezhës duhet të shërbejë për reflektim dhe të lihen mënjanë interesat afat shkurtra. “Skënderbeu do mbetet përgjithmonë i gjalli me të gjallët ka thënë Fan Noli. Ai është figura më shpëtimtare e frymëzuese dhe ka përcaktuar identitetin e shqiptarëve. Shpreh mirënjohje për shqiptarët e Maqedonisë që me aq mençuri arritën të çelin rrugën evropiane të Maqedonisë, rrugë që do garantojë të gjitha të drejtat e tyre si qytetarët evropiane. Uroj që ky Kuvend i Lezhës të na ndihmojë që të reflektojmë dhe t’i themi një ‘po’ të fortë rrugës së integrimit për në BE së bashku me Maqedoninë e Veriut. Të ngrihemi mbi interesat afat shkurtra. Duhet të jemi më të dashur me njëri-tjetrin dhe te gjykojmë më pak. Vetëm të bashkuar kemi progres dhe mund të ecim përpara”- tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular