Kapet dhe “këshjella fundit”! Erion Veliaj merr….

0
1008

Erion Veliaj merr dhe kështjellën e fundit.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e krijuar në 1993, për të mbrojtur interesat e bashkive, sot pas 29 vitesh, uzurpohet nga Erion Veliaj.

Por cfarë ka ndodhur? Kjo shoqatë pas 2009 ka përfaqësuar zërin e bashkive demokrate, pasi në 2009 Edi Rama, si kryetar i Bashkisë Tiranë i tërhoqi bashkiakët socialistë dhe formoi Shoqatën për Autonomi Vendore që sot e drejton Veliaj.

Shoqata e Bashkive deri para pak muajsh ka qenë në drejtimin e zonjës Voltana Ademit, si kryetare e bashkisë Shkodër.

Shoqata e Bashkive ka qenë një zë i fortë dhe kritik ndaj qeverisë dhe reformave në pushtetin vendor.

Këtë zë kundër Rama dhe Veliaj s’e duronin dot.

Ndaj në rrugë jo demokratike duke shfrytëzuar pushtetin e madh politik dhe atë të bashkive, vendosën të mernin kontrollin politik të Shoqatës së Bashkive duke shkarkuar Voltana Ademin.

Kjo detyrë ju besua Pjerin Ndreut të bashkisë Lezhë, që pas manovrave në gjykatë arriti të marrë kontrollin e Shoqatës.

Por kjo nuk ju mjaftoi socialistëve ne pushtetin qendrore dhe vendorë.

Ata ishin të vendosur të shuanin emrin e kësaj organizate nga cdo forum brenda dhe jashtë vendit.

Po pse i pabesi Pjerin Ndreu ja “shiti” Shoqatën e Bashkive Erion Veliajt?

Thjesht për turpin e tij, për servilizmin e tij dhe per primitivizmin e tij politik dhe demokratike.

Ato nuk gjenin rehat pa ja mbyllur gojën plotësishtë  Shoqatës.

Dhe rruga që ndoqën është, aspak demokratike, rruga e kapjes dhe pushtimit brutal.

Turpësia e tyre shkoi deri duke thënë se bashkohemi. Por me kë u bashkuan? Pasi 60 bashkitë pas 30 qershorit 2019 ishin të bashkuara te Shoqata që kontrollon Veliaj sot.

Pra ky “bashkimi” duke shkrirë një organizatë gati pas 30 vitesh është arritja tjetër e Rama-Veliaj si “sukses” i hapjese se negociatave me BE.

Shoqata e Bashkive dhe veprimtaria e saj ka qënë gjithmone pozitive dhe e mira për demokracinë dhe decentralizimin, në sherbim te publikut dhe rrotjes se kapaciteve vendore.

Një zë më pak, një kundërshtar më pak, të mbyllin këdo që flet kundra.

Sot, Shoqata për Autonomi Vendore që drejton Veliaj bashkë me 59 bashkitë e tjera, është një organizatë partie, një organizatë e Partisë Socialiste. Ajo nuk ka pluralizëm. Ajo s’është krijuar nga vullneti i lirë i të zgjedhurve, por është aty për interesa të tjera.

Kjo nuk është e drejtë, nuk është demokratike.

Loja mbetet e hapur. A do ta pranojnë dhe njohin demokratët këtë shoqatë që kontrollon Veliaj dhe Rama?

A do ta njohë kryetari i Shkodrës këtë shoqatë sot? Jo ai eshte prononcuar ne konferencen per shtyp, dhe ka njoftuar partneret nderkombetarë.

A do pranojnë të zgjedhurit vendorë të Partise Demokratike dhe të opozitës të bëhen pjesë e kësaj shoqate te Rama-Veliaj?

Jo, ato jan shprehur kunder ketyre marifeteve jo logjore dhe demomratike dhe kan apeluar nderkombetaret mbi ket maskarafe.

Apo do të krijojnë Shoqatën që mbron dhe përfaqëson interesat dhe filozofinë e tyre? Nga leximi qe i behet qendrimeve nga PD dhe vete kryetari Shkodres, gjasat jan qe demokratet do perfaqesohen vete, dhe sdo njohin Shoqaten per Autonomi Vendore te Socialisteve.