Pekini filloi stërvitjet më të mëdha ushtarake rreth ishullit të Tajvanit. Sipas BBC-së, stërvitjet nisën në orën 12:00 me orën lokale (04:00 GMT) dhe në disa zona zhvilloheshin edhe brenda 12 miljeve larg nga ishulli. Tajvani tha se Kina po përpiqej të ndryshonte status quo-në në rajon.
Kjo vjen menjëherë pas vizitës së politikanes amerikane Nancy Pelosi në Tajvan.
Zonja Pelosi bëri një vizitë të shkurtër por e cila ndezi shumë diskutime, dje në Tajvan, të cilin Kina e konsideron si një provincë të shkëputur të saj.
Stërvitjet janë kundërpërgjigja kryesore e Pekinit, edhe pse ka bllokuar gjithashtu disa marredhenie tregtare me ishullin.
Stërvitjet do të zhvillohen në rrugë ujore dhe përfshijnë gjithashtu gjuajtje me municion, thotë Pekini.
SHBA tha se stërvitjet ishin të papërgjegjshme dhe mund të dalin jashtë kontrollit.
Analistja Bonnie Lin i tha BBC-së se ushtria tajvaneze do të reagonte me kujdes, por ende ekzistonte rreziku i konfrontimit.
“Për shembull, nëse Kina vendos të fluturojë aeroplanë mbi hapësirën ajrore të Tajvanit, ka një shans që Tajvani mund të përpiqet t’i përgjojë ata. Dhe ne mund të shohim një përplasje në ajër, ne mund të shohim shumë skenarë të ndryshëm” tha ajo.
Tensionet mes Kinës e Tajvanit/BBC: Pekini fillon stërvitjet më të mëdha ushtarake rreth ishullit
RELATED ARTICLES