BallinaAktualitetTragjedia e Himarës, Demalia: Shteti është i kapur nga cubat, politika i...

Tragjedia e Himarës, Demalia: Shteti është i kapur nga cubat, politika i përdor për vota, Rama ta mbyllte gojën

Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se shteti është kapur nga cuba që ndihmojnë partitë në fushata zgjedhore. Ai tha se polici i ngjarjes në Himarë duhet të ishte një shembull rregulli dhe i disiplinës, por ai shkoi si cub në breg të detit me skaf.
Demalia: Në radhë të parë duhet ngushëlluar familja për humbjen e fëmijës së tyre që u vra nga një njeri që duhet të ishte shembulli i disiplinës dhe rregullit merr dhe bën shfaqje cubash në bregdet aty ku janë plazhistët. Nuk jam nga ata që duna të shfrytëzojnë rastin, sepse cuba të tillë ka pasur edhe më herët. Kjo vjen nga një kulturë shtetërore nga politika që është mbështetur tek të fortët dhe cubash që kontribuojnë për të vjedhur votat. Si shpërblim u japin këto detyra, këta forca të policisë, tkurren para kriminelëve dhe të fortëve. Aksidente ka kudo në botë dhe kur është një fëmijë është akoma më e ndjeshme
Kjo ndodh sepse në Shqipëri nuk ka fuqi shteti karshi shtetit, pasi cubat e kanë vënë përfund atë. Në duhet të heshtnim për tri ditë dhe pastaj t’i thërrisnim mendjes. Ky nuk është rasti i parë. Ndodhi me atë turistin rus, para dy javësh ndodhi një incident tjetër. Shihini kur rrinë skafet dhe bidonët e benzinës. Rama, gjëja që më e mirë që duhet të bënte është ta mbyllte gojën dhe të mos e nxirrte surratin në media.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular