BallinaAktualitet(EMRAT)/Kush janë zyrtarët e PS të kapur në pazare me Avdylajt

(EMRAT)/Kush janë zyrtarët e PS të kapur në pazare me Avdylajt

Në 6 përgjimet që tabloidi gjerman “Bild” publikoi sot, disa zyrtarë përmenden ose bashkëbisedojnë me kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylajn.

Me këto persona, Avdylaj ndërhyn kryesisht për të marrë vota për PS, por edhe për të propozuar emrin e një personi të afërt me të, për kandidat për deputet dhe jo vetëm…

Por kush janë emrat e zyrtarëve që përmenden në këto përgjime?!

Një prej personave që ka komunikuar me Avdylajn, dhe që del nga këto përgjime, është Ivo Doçi, i cili është përgjegjësi i repartit të Shijakut që varet nga UKD.

Elton Arbana është një tjetër emër, i cili është kandidat për kryetar Bashkie në Shijak. Ilir Ndraxhi, deputet i PS, ndërsa Arjan Ndraxhi është vëllai i tij. Ardian Kokomani, i cili është aktualisht kryetar Bashkie në Shijak. Ani Dyrmishi, i cili asokohe ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës, ndërsa aktualisht është drejtor i Përgjithshëm i hekurudhave shqiptare.

Ndërkohë, një tjetër emër që përmendet në këto përgjime të dy viteve më parë, është Vath Alla, një qytetar nga Ishmi që pretendon një tokë në bregdetin e Kepit të Rodonit, dhe mik i afërt me Avdylajt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular