BallinaAktualitetKur Astrit Avdyli deklaronte në gjykatë: Rroftë Dako dhe PS, aty i...

Kur Astrit Avdyli deklaronte në gjykatë: Rroftë Dako dhe PS, aty i qaj hallet

spot_img
spot_img

Më 13 nëntor 2018, kur në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, po zhvillohet seanca në ngarkim të 24 personave të arrestuar si anëtarë të grupit “Advylaj”, koka e grupit të Shijakut, Astrit Avdyli, thërriti me gjithë fuqinë e trupit, “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet’”.

Asokohe e gjithë akuza e PD, lidhej me publikimin e vetëm 3 bisedave, ku Dako fliste me vëllain e Astritit, Altin Avdylin.

Në njërën nga bisedat e përgjuara, Dako gjatë komunikimit me Altin Avdylin interesohet që të takohet me një person tjetër i quajtur Astrit, që është Astrit Avdyli.

Sipas transkriptit të asaj bisede me Altin Avdylin, Vangjush Dako kërkon të takohet me vëllanë e tij, Astritin për ta falënderuar dy ditë pas zgjedhjeve të 2017.

Por nuk mungoi as përgjigjia e Dakos në atë kohë. Kryebashkiaku tha në një reagim në Facebook, pas një deklarate të deputetit të PD-së Luçiano Boçi se situata ishte tragjikomike.

Reagimi i Vangjush Dakos, 13 nëntor 2018.

Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!”

Asnjëherë s’e kam kuptuar dot si mund të ketë qenë pedagog një njeri kaq qesharak sa Luçiano Boci! Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!

Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane.. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin! Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbes se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular