Ish-ushtarakja që do të pritet si heroinë në Kosovë, ja arsyeja

3
228

Sot në Aeroportin e Prishtinës organizohet mikpritje për veteranen e ushtrisë kanadeze Sophie Levesque Boisvert, ushtarakja e cila nëpërmjet trupave të NATO-s u kujdes edhe për fëmijët e Drenasit.

Sophie Levesque Boisvert është një ish-ushtarake kanadeze e cila nëpërmjet KFOR-it ka shërbyer në Kosovë, më saktësisht në Drenas, në vitet ’99. Në atë kohë, përveç ushtare, ajo vullnetarisht është kujdesur edhe për fëmijët, nga lodrat e vizatimet e deri tek ofrimi i kujdesit mjekësor.

LEXO EDHE:

EMRAT/ Ja kush janë viktima dhe i plagosuri i aksidentit të rëndë në Bulqizë

Në qershor të vitit 2018 nëpërmjet fotografive kërkoi 21 fëmijë për të cilët ishte kujdesur më shumë. Fatmirësisht, brenda 72 orëve të gjithë ata persona u identifikuan.

Kjo ushtarake, pas më shumë se 20 vitesh vjen në Kosovë për t’i takuar ata fëmijë, por edhe për ta vizituar vendin të cilin e ndihmoi.

Me këtë rast organizata jo-qeveritare Qendra Rinisë Drenas, në bashkëpunim me grupin e fëmijëve kanë organizuar një pritje në Aeroportin e Prishtinës, për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin e saj dhe sakrificat që i ka bërë gjatë kohës së shërbimit të saj në Kosovë.

Pritja do të organizohet në daljen e rregullt të udhëtarëve, ku do t’i dhurohen lule nga vajza e njërës prej personave për të cilët është kujdesur. Po ashtu, në shenjë simbolike do t’i dhurohet flamuri i Kosovës dhe mirënjohje. /Express/

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 74594 additional Info to that Topic: startnews.news/2019/06/06/ish-ushtarakja-qe-do-te-pritet-si-heroine-ne-kosove-ja-arsyeja/ […]

Comments are closed.